Konkurs për gazetarë

Gazeta Fjala shpallë konkurs për këto pozita:
- 2 gazetarë
- 4 gazetarë praktikantë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Siguron informata dhe të dhëna nga terreni. Përgatit hulumtime, reportazhe, intervista dhe materiale tjera mediale.
Kandidatët duhet të dëshmojnë:
- Njohuri themelore të gazetarisë
- Aftësi të mira komunikimi
- Aftësi në të shkruar
- Gatishmëri për punë ekipore
- Njohje të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-të në adresë elektronike të redaksisë deri më datë, 01 gusht 2015, duke e cekur se për cilën pozitë aplikojnë: [email protected].
Kandidatët, të cilët i plotësojnë kriteret për pozitat e shpallura do të kontaktohen nga komisioni vlërësues i Gazetës Fjala.
*(Përparësi do të kenë studentët e gazetarisë)