Konjufca: “Veprimet tona vetëm aksione politike”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Gluak Konjufca, ka theksuar se veprimet e opozitës janë thjesht një aksion politik dhe përmes këtij veprimi është synuar të tregohet shqetësimi për marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri Mustafa në Bruksel.

Sipas tij, përmes marrëveshjes për “Zajednicën” po bëhet krijimi i një shteti paralel dhe po pamundësohet funksionimin unitar i Republikës së Kosovës.

“Këta Kosovën po e shkatërrojnë Kosovën edhe si republikë parlamentare. Ata kanë vendosur që ta anashkalojnë Kuvendin e Kosovës, duke vendosur që Zajednica ta bëhet më një dekret. Si opozitë kemi ardhur te një dakordim që t’i ndërpremë gënjeshtrat kryeministrit Mustafa. Seanca nuk ka kuptim që të vazhdoj më. Ne kemi pasur raportim të kryeministrit. Nuk na duhet vetëm raportim por edhe llogaridhënie”, ka shtuar Konjufca.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konjufca-veprimet-tona-aksione-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala