Konjufca tregon planet e Opozitës për seancën e sotme

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi i Kosovës mund të përjetojë sot skena të njëjta sikur një javë më parë, kur u pamundësua zhvillimi normal i seancës për shkak të bllokadës nga partitë opozitare.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, konfirmoi se deputetët opozitarë nuk do ta lejojnë zhvillimin e seancës.

“Vetëvendosje do ta bllokojë seancën me trupa fizikë”, tha Konjufca.

Por anëtari i kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti nga PDK, thotë se shpreson që seanca do të shkojë në rregull.

“Javën e kaluar nuk kam qenë në seancë, por kësaj here shpresoj që gjithçka të shkojë në rregull. Megjithatë pritet ta shohim”, tha Haliti.

Për mbarëvajtje të seancës shprehet edhe Besa Gaxherri, deputete e LDK-së.

“Seanca duhet të vazhdojë, na presin shumë ligje dhe shumë punë tjera. Kuvendi nuk është as i deputetëve, as i dikujt tjetër, por i qytetarëve”, tha Gaxherri.

Kur kanë mbetur pak minuta para se të fillojë seanca, deputetët kanë filluar të hyjnë në ndërtesë të Kuvendit. /kallxo.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konjufca-tregon-planet-e-opozites-per-seancen-e-sotme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala