Konjufca: Thaçi i papranueshëm për president

Autori:Avdyl Pajaziti

Glauk Konjfuca, nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë edhe njëherë se për Lëvizjen Vetëvendosje, Hashim Thaçi është i papranueshëm për president të vendit.

Sipas tij, Thaçi është shembull i keq për president.

“Presidenti ka kompetenca për unifikimin e popullit dhe këtë Thaçi nuk mund ta bëjë. Ai ka qenë një ndër figurat më injoruese dhe për këtë është i papranueshëm. Ai e ka përçarë gjithnjë popullin dhe si zëvendëskryeministër e ka nënshkrimin në marrëveshjet të cilat po cenojnë integritetin e vendit.
Për këtë arsye ai nuk duhet të jetë president”, ka thënë Glauk Konjufca, transmeton zeri.info.

Ndërkohë që Konjufca ka shtuar se nuk dihet data e saktë kur do të votohet për Thaçin president.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konjufca-thaci-i-papranueshem-per-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala