Konjufca: S’ka UNESCO me politikanë të korruptuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk mund të ketë normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse dy palët nuk e njohin njëra-tjetrën si të barabartë. Sipas tij, Kosova nuk po përfiton asgjë nga dialogu i Brukselit, prandaj duhet të ndërpritet menjëherë.

Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se rezultati i negociatave do të jetë integrimi i mëtutjeshëm i Serbisë në mekanizmat ndërkombëtarë, veçanërisht në BE, si dhe shtrirja e mëtutjeshme e kontrollit të saj brenda Kosovës, përmes “Zajednicës”.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tani duhet të vendosë se kujt do t’i qëndrojë besnikë: qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, apo Serbisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konjufca-ska-unesco-me-politikane-te-korruptuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala