Konjufca: Lista Serbe po përcakton agjendën e pushtetit

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se nuk po lejohen të hynë në sallën kryesore të kuvendit.
“Arsyetimi i sigurimit është se ekipet e ekspertve po vinë në sallën ku u hodh gazi, për të vërtetuar se çka ndodhi pak më herët por nuk është e vërtet”, tha Konjufca.
Ai thotë se janë në pritje të vendimin të kryesisë për të vendosur për hapat tjerë, transmeton gazeta Fjala.
“Ne do të përpiqemi të marrim pjesë në cdo seancë pasi që jemi deputet, përpjekje që shteti të monopolizohet në strukturat partiake LDK-PDK lista serbe”, tha ai.
Konjufca ka thënë se Lista Srpska po përcakton agjendën e pushtetit.
“Lista Srpska po i përcakton rregullat e seancës dhe mbrojtjen e institucionalizimin e ‘Zajednicës’”, ka shtuar ai.