Konjufca: Opozita do i vazhdoj aksionet

Glauk Konjufca shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se pushteti që mban mbledhje vetëm në prani të policisë nuk ka kurrfarë legjitimiteti, dhe se kriza politike mes pozitës dhe opozitës nuk zgjidhet me polici.
“Kur nisemi për aksionet tona nuk e kemi prioritet pëlqyeshmerinë”, tha Konjufca.
Sipas tij, grushtimi i deputetëve është përgjegjësi e kryesisë, pra treshes Veseli, Hamiti, Haliti dhe eqeverisë Isa Mustafa, Skender Hyseni, e Shpend Maxhunit.