Konjufca: Nëse Mustafa nuk i kthen marrëveshjet, shpërthejnë demonstratat gjithëpopullore

Autori:Avdyl Pajaziti

Lëvizja Vetëvendosje të martën ka thirrur konferencë për medie, në lidhje me situatën e mbrëshme.

Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca ka thënë arrestimi i mvremshëm i Albin Kurtit, ishte kryekëput kidnapim.
“Mbrëmë rreth orës 21:00, u arrestua Albin Kurti nga Policia e Kosovës, Polici që e ndali veturën i tha Albint me urdhër ti nenshtrohej.

Albini ka kërku dokumentin se për cka po arrestohet. Ai i tha se duhej të arrestohrt patjetër dhe fletarrestin do ta shihte kur të shkonte në stacion. Dmth ai është kidnapuar dhe kjo situatë vazhdoi brenda stacionit ku ai u mor në pyetje për tri orë.
Ky kidnapim kishte prapavi politike dhe qeveria po i frikësohet kundërshtimt të Zajednicës dhe Demarkaciont”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka shtuar se nëse kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk i kthen mbrapa marrëveshjet, do të shpërthejnë edhe protesta gjithëpopullore.

Ndërkaq Driton Çaushi i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë para gazetarëve se situate e tensionuar mbrëmë, është pasojë e mos seriozitetit të Qeverisë për nënshkrimin e marrëveshjeve, raporton Indeksonline.
Çaushi ka thënë se këto marrëveshje, Lëvizja Vetëvendosje do t’i kundërshtojë deri në fund.
“Jemi dëshmitarë që ditet e kaluara pikërisht dje qe situata në Kosovë po bëhet më e tensionuar dhe nuk mund të jetë ndryshe në një pushtet të tillë. Rasti i arresimit të pashembull dje duke mos ndjekur rregullat pasoi me eskalimin e situatës. Kjo situatë do të ishte shmnagur nëse qeveria do te treginte seriozitet dhe nëse nuk do të kishte marrëveshje të Zajednicës dhe demarkacionit. Këto marrëveshje do ti kundërshtojmë deri në fund”, ka thënë Çaushi./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konjufca-nese-mustafa-nuk-i-kthen-marreveshjet-shperthejne-demonstratat-gjithepopullore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala