Konjufca në protestë para ambasadës Sllovene

Protestës së thirrur nga AAK para Ambasadës së Sllovenisë iu bashkuan edhe shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt, i arrestuar dje nga policia sllovene me një fletëarrest që daton nga viti 2004, lëshuar nga Serbia.
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca, që po merr pjesë në protestë, ka thënë se pjesëmarrja e tyre është solidarizim me atë se çfarë i ka ndodhur Ramush Haradinajt, raporton Indeksonline.
“Erdhëm për t’u solidarizuar me protesten më se të drejtë, dhe me atë se çfarë i ka ndhour Ramush Haradinajt. Me këtë është prekur bazamenti i sovranitetit dhe shtetit të Kosovës. Me këtë po del në pah se çfarë është shteti i Serbisë, kjo duhet të shërbej edhe si një shembull tjetër për qeverinë që po vazhdon dialogun me të në Bruksel. Qeveria do të duhej që së paku tja dërgoj një notë proteste shtetit slloven”, ka thënë Konjufca para ambasadës sllovene. /Indeksonline/