Konjufca ‘ndan’ drejtësi mes ministres dhe Ganimete Musliut, zgjedh t’ia japë fjalën deputetes së PDK-së

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ia ka dhënë fjalën deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut, për t’i replikuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, ani se kjo e fundit nuk ia përmendi emrin gjatë fjalës së saj

Kryekuvendari Konjufca i tha Musliut se ministrja Nagavci nuk ia përmendi emrin, megjithatë ia lejoi deputetes PDK-së fjalën në Kuvend.

“Ganimete, ministrja po pretendon se s’ta ka përmend fjalimin, tip o pretendon që ta ka përmend, unë du me ta dhënë fjalën masi po thu qashtu”, deklaroi Konjufca.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca njihet për shakatë e tij në seancat e Kuvendit të Kosovës, ndërmjet fjalimeve të deputetëve dhe ministrave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konjufca-ndan-drejtesi-mes-ministres-dhe-ganimete-musliut-zgjedh-tia-jape-fjalen-deputetes-se-pdk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala