Konjufca: Molliqaj u arrestua me urdhër të Qeverisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka reaguar pas arrestimit të sekretarit të kësaj partie, Dardan Molliqaj

Konjufca ka thënë për indeksonline se kjo është duke u bërë me qëllim vetëm një ditë para konferencës së partive opozitare për tu dakorduar për protestat e ardhshme.

Konjufca ka akuzuar pushtetin se po bënë presion për protestat e radhës.

“Ne mendojmë që ky është një veprim i urdhëruar drejtpërdrejtë nga Qeveria, një ditë para konferencës së paralajmëruar nga opozita për protestat e radhës. Qarqet qeveritare nëpërmjet mekanizmave të tyre po përdorin fushata shumë të egra për ta parandaluar mbajtjen e protestës të organizuar nga opozita”, ka thënë Konjufca për Indeksonline.

Ai ka thënë se arrestimi i Molliqajt po tregon fytyrën e pushtetit.

“Arrestimi i sekretarit të përgjithshëm të VV-së në aeroportin e Prishtinës është një hap tjetër që tregon ato se çka Qeveria po merr në kapjen e shtetit”, ka thënë Konjufca

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konjufca-molliqaj-u-arrestua-me-urdher-te-qeverise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala