Konjufca: Kurti u arrestua pa fletarrest zyrtar

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizje Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se arestimi i Albin Kurtit është bërë nga Policia e Kosovës pa iu treguar fare urdhërarresti zyrtar, njofton Klan Kosova.

“Rrugës për Ferizaj u ndaluam nga Policia e Kosovës. Me t’u ndaluar ata kanë pyetur për identitetin dhe më pas thanë se kemi një urdhër arrest për Albin Kurtin, por nuk treguan asnjë fletarrest zyrtar”, ka deklaruar Konjufca.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konjufca-kurti-u-arrestua-pa-fletarrest-zyrtar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala