Konjufca konsideron hedhjen e gazit lotsjellës veprim demokratik

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar se është veprim demokratik hedhja e gazit lotsjellës.

Ai ka thënë se të gjitha veprimet e sotme të opozitës janë bërë për të ndalur kalimin e Zajednicës.

“Ne jemi që të bllokohet puna e Kuvendit të Kosovës…“Unë mendoj që iu ka bërë mirë sidomos këtyre deputetëve të LDK-së… Është veprim shumë demokratik. Demokracia sot varet se çfarë veprime ne ndërmarrim për ta ndalur Zajednicën. Sepse nëse Zajednica kalon më s’do ketë demokraci…”, citohet të ketë thënë Konjufca.

“Krejt këto veprime kanë qenë në kuadër të ndaljes së Zajednicës”, tha Konjufca.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konjufca-konsideron-hedhjen-e-gazit-lotsjelles-veprim-demokratik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala