Konjufca fjalim emocionues: Mos e votoni Gjykatën Speciale

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca iu ka bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë Gjykatën Speciale, pasi ajo cenon sovranitetin e Kosovës dhe është drejtësi paralele.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të gjykohet sepse nuk ka qenë agresori, por Serbia ka qene pushtues dhe agresor.

“Këtu e 26 vite më përpara, pikërisht në këto ambiente u pat suprimua autonomia e Kosovës. sot pas 26 vite nga ne po kërkohet ta gjymtojmë pavarësinë e Kosovës.

Isa Mustafa i njëjtë, presioni i njëjtë. Këta Qeveritar kanë qenë para një momenti kritik për të ardhmen e vendit tonë. Nga ne po kërkohet që të krijohet një gjykatë për krimet e supozuara në Kosovë. Gjatë luftës ne ishim populli më i gjymtuar dhe i masakruar dhe gjithë popujt ishin në krah me Kosovën.

Deputetë të Kuvendit mos e votoni Specialen. Nuk bëri shteti i Kosovës gjenocid, bëri shteti serb. Ne luftuam për çlirim, Serbia për okupim. Të krijohet përshtypja se Kosova ishte agresori. Gjykata Speciale e rëndon sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Konjufca. /OraInfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konjufca-fjalim-emocionues-mos-e-votoni-gjykaten-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala