Konjufca: Do t’i tregojmë presidentes se është rreshtuar me pozitën

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, duke komentuar deklaratat e Kryeministrit Mustafa dhe zv/kryeministrit Thaçi, pas takimit me presidenten Jahjaga, tha se “pushteti qeveritar po don ta minimizojë krizën politike”.
“Për të mos ardhur deri në momentin kur marrëveshjet më nuk zhbëhen, ne po propozojmë të diskutohen këto marrëveshje. E nëse nuk bëhet asgjë në drejtim të ksaj çështje, zgjidhja tjetër është rrëzimi i Qeverise”, tha Konjufca në emisionin “Rokum Roll” në “TV Rrokum”.
“Zonja Jahjaga e ka me Kushtetutë të caktuar për ta ruajtur stabilitetin në institucionet e vendit, por ajo nuk e ka krye këtë punë dhe i ka qëndrue në krah qeverisë”, vlerësoi Konjufca.
“Na kemi vendos me mbajt takim me Presidenten, për t’i treguar se nuk e ka mirë dhe me e lut që të reagojë rreth kësaj situate të krijuar”, tha Konjufca.