Konjufca: As gaz, as vezë, sot në Kuvend veç parulla

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Letëvendosje Glauk Konjufca në një prononcim për Klan Kosovës ka thënë se  nuk do të ketë gaz lotsjellës e as hedhje vezësh në seancën e veçantë që mbahet sot në Kuvend për nder të vizitës së Komisionerit  të Bashkimit Evropian për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn.

Sipas Konjufcës, në parlament opozita do të shkojë me   parulla të ngashme me ato të që u vendosën në seancën speciale për presidentin austriak, Heinz Fischer.

”Me këto parulla ne dëshirojmë që t`i tregojmë Komisionerit të Be-së, Johannes Hahn, se prej çfarë lloj politikanësh udhëhehqiet Kosova” shtoi ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konjufca-as-gaz-as-veze-sot-ne-kuvend-vec-parulla/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala