Konfiskohet mishi i vjetër 40 vjet

Autori:Avdyl Pajaziti

Dogana kineze ka konfiskuar mish të kontrabanduar në vlerë 483 milionë dollarë, përfshirë edhe mish të kalbur e të vjetër më shumë se 40 vjet, shkruan gazeta zyrtare “China Daily”.

Dogana thotë se mishi e ka origjinën nga vitet e70-ta të shekullit të shkuar. Pjesë të e mishit kanë qenë në fazën e shpërbërjes. Nuk dihet ende nëse mishi i konfiskuar është asgjësuar.

Pekini në muajin prill ka ashpërsuar masat për sigurinë e ushqimit, pas serisë së skandaleve me ushqim, transmeton Koha.net, që nga shitja e mishit të gomarit me ADN të dhelprës deri te kontaminimi i qumështit me kemikalien industriale melaminin nga i cili në vitin 2008 kishin vdekur të paktën gjashtë bebe.

Autoritetet kineze kanë filluar aksionin kundër kontrabandimit të mishti të ngrirë të gjedhit dhe njëkohësisht edhe kundër kontrabandimit të prodhimeve nga ferma.

Deri në qershor autoritetet kanë shkatërruar 21 banda dhe kanë konfiskuar më shumë se 100 mijë tonë mish të kontrabanduar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konfiskohet-mishi-i-vjeter-40-vjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala