Konfiskohen në Ferizaj dru të prerë në mënyrë ilegale

Autori:Gazeta Fjala

Në vazhdën e aksioneve për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve, Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka konfiskuar mbrëmë në fshatin Varosh një sasi të konsiderueshme të lëndës drusore të prerë në mënyrë ilegale në malet e Burrnikut.

Mësohet se aksioni ka rezultuar pas informatës se dëmtuesit e pyjeve kanë prerë drunj dhe janë nisur nga Burrniku në drejtim të Ferizajt.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Xhemajl Reçica ka thënë se së bashku më policinë kanë arritur t’i ndalin dëmtuesit në fshatin Varosh dhe me këtë rast kanë konfiskuar edhe masën drusore.

Bëhet e ditur se dëmtuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë rimorkion e mbushur me drunj, ndërsa sipas informatave të policisë dyshohet se kryesi i veprës është SH.D, i njohur për policinë si një recidivist i këtyre veprave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konfiskohen-ne-ferizaj-dru-te-prere-ne-menyre-ilegale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala