Konfiskohen lopët e kontrabanduara

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka konfiskuar 12 dema të kontrabanduar nga Serbia. Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Stubinë të Gjilanit, ku njësitet policore kanë vërejtur gjashtë gjedhë-dema të kontrabanduar nga Serbia nga të dyshuar të pa njohur pasi që të njëjtit janë takuar pa pronar- të braktisur.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa, gjedhet nga inspektorët e AVUK-ut janë dërguar në vendstrehim.

Kurse, në fshatin Dumnicë të Podujevë, Policia ka ndaluar të dyshuarin me automjetin e tij i cili kishte të ngarkuartre gjedhë-dema dhe tre të tjerë aty afër, të cilët dyshohet se ishin të kontrabanduar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që kafshët të konfiskohen, ndërsa, i dyshuari pasi intervistimit lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konfiskohen-lopet-e-kontrabanduara/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala