Konfiskohen armë në Shtime dhe në Brod të Shtërpcës

Autori:Avdyl Pajaziti

Në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Sezona Verore”, njësitë e stacionit policor në Shtime, i janë përgjigjur një rasti të gjuajtjes me armë  në rrugën ,,Sami Frashëri”.

Pasi janë dëgjuar të shtëna armësh, policia ka identifikuar lokacionin dhe ka biseduar me pronarin e shtëpisë, i cili e ka pranuar se ka shtënë me armë në ahengun e tij familjar. Policia e ka konfiskuar armën  ,Ekol Aras Magnum’ kal.9mm,  me të cilën i dyshuari (N.A.  55 vjeç) kishte shtënë në ajër dhe i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistimka thënë togeri i policisë Agim Gashi.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ferizaj, rasti i dërgohet gjykatës me procedurë të rregullt.

 

Në rastin tjetër,sot rreth orës 12:15 ,në fshatin Brod,Komuna e Shtërpcës, pas dyshimit të bazuar se një person mund të ketë armë në qantën e tij, pas kontrollimit të të dyshuarit Sh.B.(M/ SH/K/  56vjeç) është gjetuar dhe konfiskuar:

-1 pistoletë Zastava TT ,kalibër 7,62 mm

-1 karikator

-4 fishek të njetit kalibër

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ferizaj, rasti i dërgohet gjykatës me procedurë të rregullt, i dyshuari lirohet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konfiskohen-arme-ne-shtime-dhe-ne-brod-te-shterpces/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala