Konfiskohen armë në Mitrovicë

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, policia në Mitrovicë ka konfiskuar dy pistoleta.

Sipas policisë, konfiskimi i tyre është bërë në kuadër të detyrave rutinë pika kontrolli në intervalin kohor ndërmjet orës 18:00 deri 23:00, të realizuara në dy lokacione të ndryshme në rrugët “Shemsi Ahmeti” dhe “ UÇK”, në Mitrovicë, ku gjatë kontrollit policia ka hasur në dy persona të dyshuar V. S. 19 vjeçar dhe K. Z. 28 vjeçar, që posedonin armë pa leje përkatëse.

Pas procedurave intervistuese, prokurori kompetent ka urdhëruar që rastet të iniciohen si ‘mbajtje në pronësi, posedim, shfrytëzim i paautorizuar i armës’, ndërsa dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konfiskohen-arme-ne-mitrovice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala