Konfiskohen armë e muncion në rajonin e Pejës

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia rajonale e Pejës ka njoftuar se nga datat 13 deri më 31 janar të këtij viti  ka konfiskuar 12 revole të ndryshme si dhe 5 armë të gjata të tipit dhe kalibrave të ndryshëm .

“Me rëndësi është të ceket se njësite hetimore pran Stacionit policor në Deçan, përmes rrugëve operative kanë siguruar një fotografi në të cilen vërehej i dyshuari B.M.(1974) shtetas shqiptar i Kosovës , me një armë zjarri”.

Sipas policisë pas identifikimit të personit  të  dyshimtë,  i njëjti është  arrestuar dhe dërguar  në stacionin policor ku edhe është  intervistuar. Pas intervistimit i dyshimti ka pranuar se posedon armen e tipit pushkë automatike të cilën e mbante në mënyre ilegale.

Policia ka shkuar në lokacionin ku ishte e fshehur arma dhe të njëjtën e  kanë sekuestruar dhe sjellur në stacionin policor. Është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër te të cilit personi i arrestuare është  liruar ne procedurë të rregullt dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurori.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konfiskohen-arme-e-muncion-ne-rajonin-e-pejes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala