Konfiskohen 31 milion euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu tha se gjatë vitit 2014 është sekuestruar pasuri në vlerën rreth 31 milion euro.

“Gjatë vitit 2014 në pasurinë e sekuestruar ka edhe pasuri të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve, mirëpo presim vendimet e gjykatës për konfiskim”, tha Fazliu. Ai këto informata i dha gjatë debatit të organizuar nga lëvizja FOL.
Sipas tij, nga pasuria e sekuestruar, para të gatshme janë mbi 1 milion euro, mbi 17 banesa, 8 vila, 11 shtëpi, 2 objekte ndërtimore, një hotel, 6 lokale afariste, 30 kg ari, si dhe restorante, fabrika, klinika etj. Gjithashtu, për pasuri të konfiskuar kemi rreth 15 vendime të gjykatës të cilat kapin shumën rreth 25 mijë euro, të cilat do të kalojnë në buxhetin e shtetit.

“Pra, tashmë nuk kemi të bëjmë vetëm me sekuestrim por edhe me konfiskim të pasurisë. Gjithashtu, aktualisht janë edhe 18 raste që janë veç në procese gjyqësore dhe jemi në pritje të rezultateve”, deklaroi Fazliu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konfiskohen-31-milion-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala