Konfiskohen 14 aparate të lojërave të fatit

Autori:Gazeta Fjala

Në Gjakovë oficerët doganor kanë konfiskuar 14 aparate për lojëra të fatit.

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media tregon se aksioni është kryer pas pranimit të informative se në qytetin e Gjakovës ka pika të palicensuara të lojërave të fatit të cilat hapen vetëm në orët e vona.

“Aparatet janë konfiskuar, lokalet janë mbyllur si dhe lëndët kanë kaluar në kundërvajtje doganore. Dogana e Kosovës fton të gjithë qytetarët të lajmërojnë rastet e dyshimta përmes linjës së sigurt në 0800 50 095. ” thuhet më tej në kumtesë, shkruan Gazeta Fjala.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konfiskohen-14-aparate-te-lojerave-te-fatit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala