Konfirmon Vucic: Nuk shkoj në Elbasan

Autori:Avdyl Pajaziti

Megjithëse kishte premtuar, nuk do të jetë pranë lojtarëve serbë. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic nuk do të udhëtoj për në Elbasan Arena për ta ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Por, kryeministri serb nuk ka zbardhur arsyen e mos shkuarjes në Shqipëri, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që t’iu garantojnë siguri futbollistëve serbë gjatë qëndrimit në tokën shqiptare, transmeton Telegrafi.

“Pas disa bisedave telefonike me Kryeministrin Rama kam marë vendim që mos të udhëtojë për në Elbasan. Ndërsa si Kryeministër i Republikës së Serbisë dënojë fuqishëm sulmin e huliganëve nga tifozët shqiptarë dhe u bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë, të cilët do të marrin pjesë në këtë ngjarje sportive, të garantojnë sigurinë e plotë përpara, gjatë dhe pas kryerjes së ndeshjes”, tha kryeministri serb.

Shqipëria sonte me fillim në ora 20:45 do të takohet me Kombëtaren serbe në kuadër të xhiros së parafundit të kualifikueseve për Evropianin “France 2016”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konfirmon-vucic-nuk-shkoj-ne-elbasan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala