Konfirmohet zhvatja e diasporës nga kompanitë e sigurimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompanitë e sigurimit për shumë vite kanë përfituar në kurriz të diasporës miliona euro nga pagesa e tarifës doganore, duke aplikuar tarifat më të larta në rajon.

Policat kufitare që aplikon Mali i Zi janë gati përgjysmë më të lira sesa ato që kanë paguar diaspora për të hyrë në Kosovë me veturë. E pagesa e tarifës kufitare del si obligim në mungesë të kartonit të gjelbër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këto janë konfirmuar nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, i cili në raportimin para Komisionit parlamentar për buxhet dhe financa ka thënë se tarifat kufitare janë të larta dhe të njëjtat janë në proces të uljes.

“Nëse e marrim analogjinë dhe e krahasojmë me Malin e Zi, del që tarifat në këtë shtet për 15 ditë janë 15 euro, kurse për 30 ditë janë 28 euro, ndërsa tek ne për 15 ditë janë 30 euro, e për një muaj janë 41 euro. Me analogji i bie që tarifat duhet të ulen dhe ne po presim vendim në këtë drejtim”, ka thënë Hamza, të mërkurën, gjatë raportimit të tij para Komisionit për buxhet dhe financa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konfirmohet-zhvatja-e-diaspores-nga-kompanite-e-sigurimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala