Konfirmohet nga Policia arrestimi i vëllezërve Geci

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës konfirmoi se të hënën rreth orës 21:00 nga zyrtarët e stacionit policor qendra në Prishtinë janë arrestuar dy perona të dyshuar për lëndim trupor dhe kanosje.

Ngjarja ka ndodhur, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ku një mosmarrëveshje në mes të disa personave ka rezultuar me një rrahje, me ç’ rast janë lënduar tre persona, njëri nga ta ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë).

“Me të marrë informatën, policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe pasi ka identifikuar ka arrestuar të dyshuarit: A. G, 27 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar dhe K. G, 29 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, për të cilët dyshohet me bazë të jetë i implikuar në rastin në fjalë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Pas arrestimit, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, të dyshuarve u është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh dhe të njëjtit po mbahen në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë.

Ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve policor. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konfirmohet-nga-policia-arrestimi-i-vellezerve-geci/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala