Konfirmohet nga Londra se selia e Specialës do të jetë në Hagë

Autori:Avdyl Pajaziti

Edhe pse Holanda mendohej gjithmonë të ishte vendi ku do të ketë selinë Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë, konfirmim nuk ka pasur zyrtar ende.

Por, në reagimin e vet përshëndetës Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka treguar se selia do të jetë pikërisht në Hagë, raporton KTV.

“Kuvendi i Kosovës ka votuar ligjet për krijimin e Gjykatës Speciale për të hetuar pretendimet për krimet e luftës nga konflikti i vitit 1999. Kosova është pajtuar për krijimin e një gjykate ndërkombëtare (Gjykata Speciale) në Hagë për t’i dëgjuar këto pretendime. BE-ja do të ofrojë fondet për të”, thuhet në reagimin e Ministrit për Evropë, David Lidington.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konfirmohet-nga-londra-se-selia-e-speciales-do-te-jete-ne-hage/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala