Konfirmohet fitorja e partisë së Erdoganit

Partia në pushtet në Turqi, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka fituar sërish në zgjedhjet parlamentare, duke rikthyer shumicën e votave të humbura në qershor.
Numërimi është bërë gati në të gjitha qendrat e votimit dhe sipas agjencisë së lajmeve, Anadolu, AKP ka fituar 49.% të votave, për derisa partia tjetër CHP ka fituar 25.4% .
Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se votuesit “kanë treguar se ata preferojnë veprimet dhe zhvillimin.”
“Elektorati ka dhënë dëshmi për dëshirën e tyre të madhe për unitet dhe integritet për Turqinë.”
Partia pro kurde HDP ka fituar 10% të votave, duke kaluar pragun zgjedhorë.
Zgjedhjet në Turqi kanë qenë të dytat në pesë muaj.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka dështuar të sigurojë shumicën në zgjedhjet e qershorit, ndërsa përpjekjet për të formuar koalicion qeveritar kanë qenë po ashtu të pasuksesshme.