Konfirmohet “çarja” mes koalicionit

Autori:Avdyl Pajaziti

Partnerët e koalicionit qeverisës, PDK dhe LDK, të enjten i kanë konfirmuar mosmarrëveshjet në bashkëqeverisje.

Gazeta “Zëri” një ditë më parë ka raportuar se koalicioni i madh është lëkundur për shkak të largimit të kuadrove të PDK-së nga pozicionet e larta shtetërore nga ana e disa ministrave të LDK-së në Qeveri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se koalicioni po funksionon mirë, por, siç ka thënë ai, me disa vërejtje, duke e konfirmuar raportimin e “Zërit” për largimin e njerëzve të PDK-së nga ministritë që drejtohen nga LDK-ja.

“Aktualisht është duke shkuar mirë koalicioni, me disa përjashtime ndoshta, me disa lëshime të disa ministrave, të cilët i kanë ndërmarrë disa hapa të ngutshme. Vlerësoj që janë në kundërshtim me rregullat e partneritetit, por besoj që do t’i korrigjojnë ato veprime, të cilat së pari dëmtojnë institucionet përkatëse”, ka deklaruar Grabovci, duke thënë se është mandati i tretë që PDK-ja është në qeverisje dhe kjo parti politike asnjëherë nuk ka larguar nga puna mbi baza partiake, por ka vepruar mbi baza profesionale./Zëri.info/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konfirmohet-carja-mes-koalicionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala