Konferencë treditore për të drejtat e grave dhe barazitë gjinore

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Mitrovicë ka filluar punimet konferenca ndërkombëtare kushtuar të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, me pjesëmarrjes e panelisteve ndërkombëtare, njohëse të çështjeve të kësaj fushe, deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës, aktiviste dhe njohëse të kësaj çështjeje nga Kosova dhe rajoni.

Ditën e parë të punimeve në panelin e udhëhequr nga Julia Ward, eurodeputete, është diskutuar për mundësitë sociale, juridike e normat shoqërore për prezantimin e gruas në kuvendin nacional apo ndërkombëtar.

Në panelin e dytë, të udhëhequr nga Modi Ntambve, ka diskutuar për krijimin e rrethanave dhe kushteve për realizimin e të drejtave ekonomike dhe sociale.

Temë e diskutimeve gjatë ditës, në panelin tjetër ishte barazia gjinore dhe realizimi i të drejtave ekonomike dhe juridike të femrës. Konferenca monitorohet nga Gratë aktiviste të angazhuara në Kombet e Bashkuara, Organizata për mbrojtjen e grave nga dhuna në luftë dhe organizatat tjera me seli në Bruksel dhe barazinë gjinore në Kosovë.

Pas zhvillimit të punimeve të ditës së parë, pjesëmarrëset e Konferencës, kanë vizituar Muzeun e kristaleve. Në ditën e dytë të punimeve të Konferencës, tema për të cilën do të diskutohet është dhuna gjinore, mbrojtja e të drejtave të grave, trajtimi i viktimave të luftës etj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/konference-treditore-per-te-drejtat-e-grave-dhe-barazite-gjinore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala