Koncesioni për Rrugën e Kombit, dy kompani në garë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Shqipërisë ka administruar ofertat e kompanive të interesuara për të marrë koncesionin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Kombi

Në këtë garë paraqitën ofertat 2 kompani, “China Construction Commucination Company”L.T.D dhe “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ticaret L.T.D & Salillari”, ndërsa dy kompanitë tjera konsorciumi “Aktor Concessions S.A Egis Projects” dhe kompania“GegTerna-Terna S.A” nuk paraqitën ofertat.

Komisioni i vlerësimit dhe konsulenti ndërkombëtar “International Financial Coorporation”, do të vlerësojnë propozimet teknike dhe ligjore, dhe oferta më e mirë do të shpallet fituese ditën e hënë në orën 16.00.

Kompania fituese do të duhet të përfundojë disa vepra të rëndësishme dhe të domosdoshme për këtë rrugë, që është e papërfunduar akoma. Koncesioneri do të duhet të ndërtojë urën e re të Kukësit, si dhe rehabilitimin e skarpateve gjatë gjithë gjatësisë së rrugës, po kështu edhe tunelin në dalje të urës së Kukësit dhe disa element të rrugës përfshirë sinjalisti kën dhe ndriçimin e kryqëzimeve.

Është parashikuar një investim midis 38-43 milionë euro që do ta bëjë kompania që do ta fitojë koncesionin, dhe që do të ketë për detyrë edhe mirëmbajtjen rutinë e atë periodike të këtij segmenti mjaft të rëndësishëm./RTK/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/koncesioni-per-rrugen-e-kombit-dy-kompani-ne-gare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala