Koncesioni i Rrugës së Kombit mund të anulohet

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Transporteve dhe i Infrastrukturës i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, paralajmëroi, të dielën, mundësinë e anulimit të koncesionit për Rrugën e Kombit, nëse ofertat e koncesionarit nuk do të jenë me interes publik.

Deklarata e shefit të Transporteve të Shqipërisë bëhet vetëm 12 ditë pasi vetë ai deklaroi se pagesa për Rrugën e Kombit do të jetë nën 5 euro, shkruan sot Koha Ditore.

“T’i vlerësojmë siç duhet ofertat që janë paraqitur, t’i vlerësojmë ato në thellësinë e tyre dhe të shohim nëse janë me interes publik apo jo. Në qoftë se nuk do të jenë me interes publik, sigurisht që nuk jemi të detyruar që atë rrugë ta japim me koncesion. Gjithmonë ekziston mundësia e anulimit të tenderit në qoftë se kjo nuk ka interes publik”, u shpreh, të dielën, ministri i Transporteve të Shqipërisë teksa po inspektonte punimet në autostradën e papërfunduar Tiranë – Elbasan.

Prej vitesh Rruga e Kombit ka qenë synim për t’u dhënë me koncesion, por interesi nga kompanitë ka qenë i vogël, ndërsa anulimi i koncesionit do të bëhet nëse tarifat janë të larta dhe rëndojnë në xhepat e qytetarëve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/koncesioni-i-rruges-se-kombit-mund-te-anulohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala