Komunat në Veri të Kosovës ndimohen me 3 milion euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria për Komunitete dhe Kthim ka ndarë 3 milionë euro për projektet në katër komuna në veri të Kosovës.

Sipas një njoftimi të kësaj Ministrie sot në Ministrinë e Pushtetit Lokal në prezencën e kryetarëve të komunave nga veriu i Kosovës është nënshkruar marrëveshja e cila definon projektet dhe formën e realizimit të tyre.

Ministri Dalibor Jevtiq theksoi se Ministria ka ndarë gjysmën e buxhetit për projektet në veri, dhe shpreson se realizimi i projekteve do të bëhet sipas afateve të caktuara ashtu që të hollat mos të shkojnë në suficit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes përveq ministrit Jevtiq ishin prezent edhe kryetarët e komunave në veri të Kosovës, ministri i Pushtetit Lokal Ljubomir Mariq, ministri i Mjedisit Ferid Agani, si dhe përfaqësuesit USAID-it dhe përfaqësues nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komunat-ne-veri-te-kosoves-ndimohen-me-3-milion-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala