Komunat e veriut nuk e pranojnë regjistrimin e pronës bujqësore  

Autori:Avdyl Pajaziti

Komunat e veriut të Kosovës nuk ia kanë hapur derën Agjencisë së Statistikave për ta kryer punën e vetë.  Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovica Veriore i kanë thënë jo regjistrimit të pronave bujqësore, duke mos dashur të jenë pjesë e raportit të ASK-së.

Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë Agjencioni.

“Regjistrimi i Bujqësisë është kryer në 34 komuna të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, në katër komuna në veri të Republikës së Kosovës (Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore), regjistrimi nuk ka mundur të kryhet, për shkak se këto komuna refuzuan të marrin pjesë. ASK kishte bërë përgatitjet që regjistrimi të mbahet në gjithë territorin e Republikës”, thuhet ne një njoftim të ASK.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, të enjten do të bëjë publikë rezultatet e  raportit të Regjistrimit të Bujqësisë në  vend, i cili është mbajtur nga 1 nëntori deri më 20 nëntor 2014.

Regjistrimi i Bujqësisë është realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Komisionet Komunale të Regjistrimit (KKR), është mbikëqyrur nga Komisioni i Regjistrimit (KR), ndërsa është financuar nga Fondi i Mirëbesimit dhe menaxhimi i Fondit të Mirëbesimit i ishte besuar UNOPS-it.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komunat-e-veriut-nuk-e-pranojne-regjistrimin-e-prones-bujqesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala