Komunat e Veriut miratojnë buxhete të kundërligjshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Katër komunat e pjesës veriore të Kosovës nuk i kanë respektuar kufijtë edhe strukturën e shpenzimeve me rastin e miratimit të buxhetit të tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Buxheti i miratuar nga këto komuna është në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e përcaktuara nga Ministria e Financave.

Ato rrezikojnë të nisin vitin me një buxhet të cilin do ta draftojë MF-ja.

Përveç komunave të veriut janë edhe disa komuna tjera që nuk u janë përmbajtur qarkoreve buxhetore të 2016-s.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në mbledhjen e Qeverisë ka treguar lëshimet që janë bërë nga këto komuna.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komunat-e-veriut-miratojne-buxhete-te-kunderligjshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala