Komunat do të punojnë me orar të zgjatur

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, ka deklaruar për Epoka e Re se komunat edhe këtë vit do të aplikojnë praktiken me orar të zgjatur.
Ismajli ka thënë se nëse kërkesat janë të shumta, atëherë do të shqyrtohen mundësitë që të punohet edhe gjatë fundjavës, në mënyrë që mërgimtarëve të mos iu mungojnë shërbimet për të cilat kanë nevojë.