Komuna e Vushtrrisë fajëson qytetarët për mungesë të ujit

Komuna e Vushtrrisë ka lëshuar një njoftim në faqen zyrtare të Facebook-ut, ku i fajëson qytetarët për mungesë të ujit.
Sipas Komunës, qytetarët janë duke gënjyer sepse ata po furnizohen me ujë. Një gjest qesharak i Komunës ku thotë se qytetarët po ankohen pa të drejt për mungesë të ujit.
Ja cka shkruan komuna në një njoftim me plotë gabime logjike e drejtshkrimore:
“Kompania Rajonale e Ujesjellesit premton rritje te kapaciteteve me ujë të pijshëm per Vushtrrinë
Edhe gjatë këtyre ditëve të verës me temperatura të larta banorët e Komunës së Vushtrrisë ballafaqohen me problemin e ujit të pijshëm. Përderisa qytetarët ankohen se ne krojet e tyre rrjedh ujë i pijshëm vetëm një ose dy orë brenda 24 orëve, kështu nuk mendojnë edhe drejtuesë të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal në Mitrovicë.
Zavendës drejtori i kësaj kompanie Sami Miftari,zyrtari financiar Faton Vërbovci dhe Menaxheri Operativ i Njësisë në Vushtrri, Driton Abazi, thonë se Komuna e Vushtrrisë furnizohet me ujë të pijshëm, si edhe para tre muajsh, ashtu siç është e paraparë me marrëveshje. Përkundër faktit se gjatë kësaj periudhe mundë të ndodhin edhe prishje në rrjetin furnizues, kompania merr masa të menjehershme për evitimin, me qëllim që qytetarët e këtushëm të furnizohen me ujë të pijshëm çdo ditë me orët të cilat janë të parapara për furnizim me ujë.
Problemi me furnizim më ujë të pijshëm qëndron te keqpërdoruesit, i kanë thënë drejtuesit e kësaj kompanie nënkryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Dibran Përcukut, në takimin që patën sot, ku është analizuar gjendja e krijuar dhe u shtruan një varg detyrash reciproke në drejtim të përmirësimit të situatës alarmante. Një numër i qytetarëve të pandërgjegjshëm në masë të madhe e keqpërdorin ujin e pijshëm për ujitjen e kopshteve, larjeve të oborrove, për autolarje e qëllime tjera.
Madje, në një fshat të Rajonit të Mitrovicës, një banor është gjetur duke ujitur me ujë të pijshëm rreth katër hektar tokë të mbjellur me perime. Drejtuesit e Kompanise së Ujësjellësit Regjional u zotuan se përkundër këryre vështërsive do të rrisin kapacitetin e furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm, por në anën tjetër nga institucionet komunale kërkuan që të ndërrmeren masa për parandalimin e keqpërdorimit.
Përcuku tha se Komuna tashmë ka një plan veprimi, sipas të cilit Drejtoria për Inspektime në bashkëpunim me policinë e Kosovës do të marrin masa për parandalimin e keqpërdorimit të ujit të pijshëm. Sipas këtij plani të gjithë qytetarët që kanë bërë kyqje në rrjetin e ujësjellësin në mënyrë ilegale dhe ata që e kqepërdorin për destinime të tjera, do të gjobiten në bazë të dispozitave ligjore”.