Komuna e Skënderajt: Lushtaku i pafajshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Vendimi i sotëm i Gjykatës themelore në Mitrovicë për dënimin për krime lufte të Kryetarit Sami Lushtaku dhe ish pjestarëve të tjerë të UÇK-së është abstrakt dhe i paparitur thonë në Komunën e Skënderajt.

Aty thuhet seInstitucionet komunale dhe qytetarët e Skenderajt me gjithë pakënaqësit e shprehura që nga fillimi i procesit ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve, kanë qenë të bindur se megjithatë  ky proces do të udhëhiqet në mënyrë të paanshme dhe të drejtë. Fatkeqsisht ka ndodhur e kundërta, pasi Gjykata,  nuk ka arritur apo nuk ka dashur të faktojë akuzat e supozuara dhe të mveshura.

“Procesi gjyqësorë dhe vendimi i sotëm ka qenë politik me qëllim të dëmtimit të imazhit, posaqërisht të z. Lushtaku, si udhëheqës ushtarak në luftë dhe udhëheqës brilant në paqe.
Ne i bashkohemi qëndrimit të qytetarëve të Skenderajt si atakimi i kryetarit Lushtaku që në fillim ka qenë i padrejtë, ndërsa procesi dhe dënimi  nuk është i bazuar në fakte, por në deklerata verbale të dëshmitarit të mbrojtur , që kanë pasur motiv kryesor rivalitetin politik dhe inatet personale” thuhet në komunikatën e Komunës së Skënderajt.

Ata thonë se besojnë fuqishëm se Sami Lushtaku është denuar padrejtësisht, pa fakte konkrete dhe bazuar vetëm në dekleratën e trilluar të një dëshmitari të mbrojtur. Konsiderojmë se sot drejtësia në Kosovë ka dështuar, sepse ka dënuar ish pjestarët e UÇK-së për veprime të pavërtetuara, ndërkohë që edhe sot kriminelët e vërtëtë të luftës nuk ndiqen, nuk denohen dhe nuk akuzohen.

Edhe përkundër vendimit të sotëm thuhet, i sigurojmë qytetarët e Skenderajt se edhe përkundër dëshirës së dikujt që Sami Lushtaku të etiketohet si kriminelë lufte, ai është plotësisht pafajshëm gjë të cilën do ta vertetojë koha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komuna-e-skenderajt-lushtaku-i-pafajshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala