Komuna e Shtimes nxjerr në shitje disa automjete – çmimi nga 100 euro (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Shtimes, së bashku me disa institucione të kësaj komune kanë nxjerrë në shitje 12 automjete.

Çmimi fillestar për shitjen e të gjitha këtyre automjeteve është caktuar të jetë vetëm 4,230 euro.

Të gjitha automjetet të cilat janë qitur në shitje janë jashtë përdorimit.

Shtija e këtyre automjeteve do të behët përmes ankandit publik, dhe në të mund të blihen automjete duke filluar nga 100 euro, raporton ORAinfo.

Ndërkaq, çmimi më i shtrenjtë i caktuar është 1 200 euro për automjetin Toyota Runer i vitit të prodhimit 2000.

Pjesëmarrës në blerjen e automjeteve mund të jenë të gjithë qytetarët e interesuar si personat fizik ashtu dhe ata juridik.

Ofertuesit e interesuar mund të inspektojnë automjetet në lokacionin e Komuna në Shtime QPS-ja dhe QKMF-ja në Shtime duke filluar nga data 25.11.2015 deri me datën 06.12.2015 nga ora 10:00-12:00

Ndërkaq, ofertat duhet të dorëzohen në adresën e cekur më lartë jo më vonë se 07.12.2015 në orën 16:00.
dokument

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komuna-e-shtimes-nxjerr-ne-shitje-disa-automjete-cmimi-nga-100-euro-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala