Komuna e Shpend Ahmetit shpenzon afër 22 mijë euro për kompjuterë (Dokument)

Zyrtarët komunal në Prishtinë, do të kenë mundësinë që tash e tutje të punojnë me kompjuterë të rinjë.
Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, do të blejë një sasi të konsiderushme të kompjuterëve të rinjë.
Për blerjen e tyre, kjo Komunë do të shpenzojë 21 mijë e 600 euro, raporton ORAinfo.
Zyra e Prokurimit në komunën e Prishtinës, këtë javë ka përzgjedhur kompaninë “PBC” për furnizim me kompjuterë.
Në këtë tenderë kanë aplikuar 9 kompani, përderisa oferta më e shtrenjtë ishte ajo në vlerë prej 25 mijë e 452 euro.