Komuna e Shpend Ahmetit ‘freskon’ me ushqim zyrtarët komunal të arsimit

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpendi Ahemti, është kujdesur që zyrtarët komunalë të arsimit t’i freskojë me ujë dhe ushqim gjatë aktiviteteve që ata mbajnë.

Kjo komunë ka planifikuar që për furnizim me ushqim dhe ujë t’i shpenzoje 5 100 euro, raporton ORAinfo.

Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, shihet se komuna e Prishtinës ka përzgjedhur kompaninë “Bina Com” në tenderin “furnizimi me ushqim të freskët dhe ujë për aktivitetet e ndryshme nga DKA”.

Kompania fituese në këtë tenderë ka ofruar çmimin prej 2.77 euro për njëri, përderisa oferta më e shtrenjtë ishte ajo në vlerë prej 3.07 euro për njësi.

Procedura e prokurimit në këtë tenderë është zhvilluar përmes “çmimit të kuotimit”, duke ftuar vetëm tre kompani të ofertojnë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komuna-e-shpend-ahmetit-freskon-me-ushqim-zyrtaret-komunal-te-arsimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala