Komuna e Prishtinës “zëdhënëse” e Vetëvendosjes

Autori:Zekirja Shabani

Faqja zyrtare e Komunës së Prishtinës në Facebook të enjten paradite ka shpërndarë një foto të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilën shihet një hapësirë gjelbëruese në lagjen Dardania të kryeqytetit.

Në këtë mënyrë ky institucion publik ka marrë rolin e “zëdhënësit” duke bërë promovim të fotos së partisë politike.

Lumnije Demi nga zyra për informim e  Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal i ka thënë GazetësFjala se organet e vetëqeverisjes lokale, aktivitetet e tyre duhet t`i bëjnë transparente duke shfrytëzuar të gjitha kanalet e komunikimit mirëpo sipas saj jo për promovimin e organizatave dhe partive politike.

“Ky komunikim duhet të kufizohet në mandatin e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe resurset humane, financiare e teknike të përdorura për promovimin dhe transparencën komunale nuk mund të përdoren për promovimin e organizatave tjera përfshirë partitë politike”, thotë Demi.

Komuna e Prishtinës ende nuk ka kthyer përgjigje për këtë çështje edhe pse është kontaktuar disa herë.

Ajo pas pyetjeve nga GazetaFjala, ka bërë rregullimin e “gabimit”, duke e larguar shpërndarjen dhe duke i publikuar fotot nga llogaria e komunës në Facebook./Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komuna-e-prishtines-zedhenese-e-vetevendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala