Komuna e Prishtinës shpërndan ushqimin me Mercedes

Autori:Gazeta Fjala

Komunës së Prishtinës përveç obligimeve për përgatitjen e ushqimit për fëmijët e çerdheve të kryeqytetit tash i ka dal edhe një punë tjetër, ajo për shpërndarjen e ushqimit në këto çerdhe.

Së fundmi komuna ka blerë dy  vetura të tipit ‘Mercedes”,  me të cilat do ta bëjë shpërndarjen e ushqimit në çerdhet e kryeqytetit, raporton Gazeta Fjala.

Në kontratën që kanë bërë publike më 27 janar 2016 vlera e përgjithshme për blerjen e këtyre veturave ka qenë 9.000 eurove. Viti i prodhimit 2005 dhe 2004.

Fituese e tenderit është shpallur autosalloni ERINI./Gazeta Fjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komuna-e-prishtines-shperndan-ushqimin-me-mercedes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala