Komuna e Prishtinës shet 400 vetura

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Prishtinës do të nxjerrë në ankand fiks 400 vetura. Ato janë të konfiskuara dhe po qendrojnë në Parkingun e saj tek Tregu I Veturave në Zonën Industriale.

“Këtu janë 600 vetura. Prej tyre 400 janë në procesin përfundimtar të vlerësimit dhe shumë shpejt do të dalin në ankand”, tha një burim i Gazetës Fjala, brenda komunës së Prishtinës.

Vendi është stërmbushur. “Komuna konfiskon secilën veturë e cila qëndron më tepër se 6 muaj në autoparking”, tha burimi i gazetës.

Në mesin e veturave ka edhe marka luksoze. Në hyrje të parkingut është një Bentli. Ai është konfiskuar nga komuna së bashku me veturat tjera.

Në autoparking shkojnë të gjitha veturat që merren nga merimanga me urdhër të Policisë së Kosovës. Kryesisht shkojnë vetura të parkuara në vendet e palejuara, apo ato që për ndonjë arsye tjetër njësitet e uniformuara kanë dhënë urdhër që të ngarkohen ne marimangë.

Gazeta Fjala sjellë fotot nga vendi i ngjarjes.

autoparku2 autoparku3

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komuna-e-prishtines-shet-400-vetura/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala