Komuna e Prishtinës ia ndërpret kontratën “Beni Donës” për çerdhet

Autori:Avdyl Pajaziti

Komuna e Prishtinës shpalosi disa ndryshime të cilat janë bërë në kuzhinën qendrore , për përgatitjen e ushqimit që shpërndahet në çerdhet publike.

Shefja e Kabinetit të kryetarit të komunës së Prishtinës, Fitore Pacolli, tregoi se komuna është detyruar ta ndërpres kontratën me kompaninë “Beni Dona”, dhe ta marrë nën menaxhim kuzhinën qendrore, në mënyrë që të ndërpritet shpërndarja e ushqimit jo të shëndetshëm nëpër çerdhe.

Ajo tha se kompania “Beni Dona” , ka bërë përgatitjen e ushqimit në kushte joadekuate dhe iu ka shërbyer fëmijëve ushqim të konzervuar, ndërsa tani ushqimi shpërndahet me vlera ushqyese duke përfshirë pemë dhe perime. E gjithë kjo sipas saj është bërë në mënyrë që fëmijët të rriten shëndetshëm dhe të edukohen për rëndësinë e mirë ushqyeshmërisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komuna-e-prishtines-ia-nderpret-kontraten-beni-dones-per-cerdhet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala