Komuna e Prishtinës i jep leje për ndërtim “Pozhegu Brothers” për 2 objekte banesore

Autori:Avdyl Pajaziti

​Për hir të transparencës dhe korrektësisë në punë, kompania Pozhegu Brothers njofton publikun se pas plotësimit të të gjiha kërkesave teknike dhe administrative, Komuna e Prishtinës e ka paisur Pozhegu Brothers edhe me një leje të ndërtimit, për ndërtimin e 2 Objekteve Banesore me sipërfaqe totale prej 10,560.28m2.

Pozhegu Brothers momentalisht është e vetmja kompani që është duke ndërtuar objekte banesore në 4 vendpunishte në kryeqytetin e Prishtinës.

Pas marrjes së 2 Lejeve Ndërtimore në Lagjen Mati 1 dhe në Lagjen e Muhaxherve, Pozhegu Brothers është duke hyrë fuqishëm në tregun e patundshmërive të reja duke ju ofruar cilësi, kualitet, llojllojshmëri të banesave me çmime konkuruese.

Leja e ndërtimit është lëshuar më 03. Qershor, 2015 dhe vlen për ndërtimin e Objektit Banesor C11/A4 si dhe objektin C11/A5, me nr: 05-351-4262741, i cili gjendet në kuadër të bllokut urbanistik C11 – Mati1.

Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjës së Mjedisit të Komunës së Prishtinës e ka kryer punën e vet në mënyrë profesionale duke e dhënë lejen e ndërtimit Pozhegu Brothers, pasi që janë plotësuar të gjitha kërkesat sipas udhëzimiti administrativ 04/2014, dhe Drejtoria e Urbanizmit i ka kryer të gjitha kontrollet juridike, pronësore që janë përcaktuara me plane rregulluese si dhe me ligjet në fuqi.

Pozhegu Brothers është një ndër kompanitë e para që Komuna e Prishtines I ka lëshuar kësaj kompanie leje për ndërtim. Pozhegu Brothers pas ardhjes së qeverisë së re lokale në total ka marr leje të ndërtimit për 4 objekte banesore me sipërfaqe prej 22,991.34 m2 të cilat janë leje ndërtimit të objekteve banesore me etazhitet të lartë të nënshkruara nga Drejtori i Urbanizmit Z. Liburn Aliu.

Pozhegu Brothers mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjeve në fuqi, planeve regulluese, konkurentë i fuqisë me ofertë të mira në tregun e Kosovës si dhe me çmime më të volitshme.

Ftohen të gjithë klientet e intersuar për blerje të banesave për këto 2 objekte që janë të pajisur me leje të ndërtimit, që të marrin informacione gjatë pushimeve verore me oferta speciale.

2-37292f022f

3-29025f8395

4-23be9bc317

 

Artikull i sponsorizuar

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komuna-e-prishtines-i-jep-leje-per-ndertim-pozhegu-brothers-per-2-objekte-banesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala