Komuna e Prishtinës fton të rinjtë sot për të mbjell lule

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje të rinjëve që t’i bashkohen në mbjelljen e luleve, në Ditën e Pranverës.
Aktiviteti mbahet në lagjen Dardania, e fillon në orën 11:00.
“Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Ndërmarrjen ‘Hortikultura’, sot me rastin e 21 Marsit, ‘Ditës së Pranverës’ organizojnë aktivitet me të rinj për pastrimin dhe mbjelljen e luleve në parkun e lagjes ‘Dardania’”, thuhet në njoftimin e Komunës.