Komuna e Pejës paguan 10 mijë euro për fotokopjim e printim

Autori:Zekirja Shabani

Jo më pak se 10 mijë euro do t’i kushtojë Komunës së Pejës fotokopjimi dhe printimi i materialeve administrative brenda një viti bazuar në një kontratë të lidhur me një kompani private që do të ofrojë këtë shërbim.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurorimit Publik, fituese e tenderit është shpallur kompania Rikon nga Prishtina dhe kontrata pritet të hyjë në fuqi më 17 shtator të këtij viti.

Sic thuhet në njoftim, komuna ka pranuar tre tenderë ndërsa kriteri për përfitimin e tenderit ka qenë çmimi më i ulët i ofruar nga kompanitë pjesëmarrëse në proces.

Gazeta Fjala ka tentuar që të mësojë detaje të tjera të kontratës, por kontakti me Besim Mulaj, menaxher i prokurorimit, ka qenë i pamundur.

Komuna e Pejës është përballur në vazhdimësi me kritika nga ana e opozitës dhe shoqërisë civile për shpenzime të mëdha të parasë publike./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/komuna-e-pejes-paguan-10-mije-euro-per-fotokopjim-e-printim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala