Komuna e Mitrovicës po lejon operimin e një nënkontraktori nga Beogradi (Foto)

Koordinatori i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, ka kritikuar komunën e Mitrovicës se po lejon një nënkontrator nga Beogradi të operoj, e i cili po i zëvendëson poçet e ndriçimit publik në qytet.
Ja postimi i plotë i Faruk Mujkës në Facebook
Ani se të Hënën, në Seancën e KK Mitrovica, Drejtorisë për Shërbime Publike iu tërheq vërejtja për operimin e një subkontraktori nga Beogradi nëpër rrugët e Mitrovicës dhe ku Drejtori premtoi se ky operator nuk do të punoj më, ndodhi që operatori vetëm ti largoj targat nga kamioneta. Nëse DSHP po ka qejf që kjo punë të kryhet nga Beogradi atherë ishte dasht që Drejtoria e Inspeksionit t’ia ndaloj qarkullimin kamionetës pa targa dhe të kërkoj nga operatori por edhe nga punëtorët lejen e punës në territorin e Kosovës Paramendoni ne i kemi makinat dhe punëtorët e KEDS-it dhe N.P. KONTAKTORI nga Mitrovica që ka kryer me vite këto shërbime (ndërrimin e trupave ndriçues) e që rrijnë pa punë e ne prap me Beogradin. E mandej presim se të njëjtit dojnë me na e zgjedh problemin e urës.